Një aksident ka ndodhur sot në mengjes në Prishtinë, afër Mensës së studentëve, transmeton Gazeta Metro.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Eqrem Cabej’, Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasoëj 6 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas ekzaminimeve aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mos respektimit të semaforit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 7:00 kanë pranuar informatën për këtë aksident trafiku.

‘Rreth ores 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Cabej në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime trupore. (Lëndimet janë të lehta).

Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit’./gazetametro.net