Sabri Beqiri nga Akrshtica e Vushtrrisë ka përfituar rreth 5 mijë euro nga bashkëatdhetarët tanë.

Beqiri, i cili ditë më parë doli në media dhe deklaroi se Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove për t’ia varrosur nënën, sot ndihet krejtësisht ndryshe.

Gazetari, Besart Galica përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se përpos parave, atij do t’i rinovohet edhe shtëpia.

“Më në fund, një lajm i gëzueshëm! Sabriut, qytetarë dhe bashkëatdhetarë ia kanë dërguar rreth 5 mijë euro. Njëkohësisht po i renovohet shtëpia, si dhe të gjitha orenditë shtëpiake, të reja! Por, paratë akoma nuk i janë kthyer nga BIK-u në Vushtrri. Jam fort i lumtur, që qëllimi u arritë, Sabriu nisi një jetë të re! Faleminderit të gjithëve, për besimin, për përkrahjen dhe vendosmërinë. Faleminderit edhe Sabriut që nuk u manipulua por e ndjeki rrugën e drejtë të drejtësisë dhe Zotit. Kjo është RTK, fuqia e së vërtetës”, ka shkruar ai.