Reperi Gold AG ishte i ftuari i fundit në emisionin Oxygen të Besim Dina, shkruan GazetaBlic.

Ata gjatë emisionit diskutuan tema të ndryshme, lidhur me Goldin.

U fol edhe për tekstet e reperit, i cili i shkruan vetë si dhe këngët e tij shumta që i sjell në bashkëpunim, tatuazhet e tij dhe shumëçka tjetër.

Pasi që Gold AG është njëri nga këngëtarët i cili e sheh fenë islame shumë të shenjtë ai është edhe praktikues i namazit, nu, shpetoj nga një pyetje provokuese.

Goldi u pyet Kombi apo Feja? Ai tha: ‘Nuk ma merr mendja që mundet me kon dikush besimtar i mirë nëse nuk e don vendin e vetë, nuk t’vyn me kon besimtar ose praktikues i cilës do fe nëse i bon keq vendin tond, nëse ta sheh sherrin kojshia, nëse ta sheh sherrin shoqëria , nëse në familje nuk je i mirë tu u nis prej familjes në kojshi e në vend tondi, shtet tondin n’komb tondin. Kështu që secili që e ka fenë e vet duhet me ia respektu ata që e ka. Unë ndina mirë në fenë time dhe feja është zgjidhje , kombi është që na ka dhon zoti ty shqiptar n’ Gjakovë mu shqiptar n’Preshevë dikon shqiptar n’Pejë, Dukagjin, Drenicë kudo qoftë, kështu që nuk e kena zgjedh e qata që nuk e kena zgjedh duhet me e rujt, as nanën as babën nuk e kena zgjedh e duhet me e dasht, për mendimm temin ai që është fetar i mirë që i beson Zotit dhe që i përulet Zotit ai duhet me bo shumë sene për vendin e vetë dhe për qat vend duhet më punu e për qat vend duhet më bo të mira deri sa të merr frymë qoftë më mbrojt ata, patriot nuk t’vyn me kon n’kohë t’luftës , patriot duhet me kon ton jetën me e mbrojt tonden qoftë ajo vend, territor çka do qoftë, badihava i fal 5 vaktet, badihva shkon n’xhami ose n’kishë, kur nuk e don baben edhe nënën. Badihava shkon te të dyjat kur i bon keq vendit tond , kur e vjedh vendin tond, kështu që unë ndina mirë në fenë teme unë jom shqiptar, kombi dhe feja për mu jon dy sy të ballit cilen do që ma prek m’dhem skom qef mem prek te asnjona se të dyja m’lidhen njona me tjetren, edhe jom ky që jom. Feja ma obligion me vdek për vendin tem edhe me e dasht vendin tem, vendi jem e ka emrin Shipni‘ përfundoj reperi.

Shikoni emisionin nga minuta e 31:30: