Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas miratimit të ligjit për paga në sektorin publik ka thënë se tani Kosova mund të krahasohet me vendet e Bashkimit Evropiane sa i përket pagave.

Veseli në një konferencë në hollin e Kuvendit ka thënë se kjo rritje nuk do ta dëmtoj stabilitetin financiar e ekonomik të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Lirisht mund të themi se krahasohemi me vendet e BE-së për pagesat që do t’i kemi nga sot. Jemi krenar për këtë dhe për faktin se ekonomia është e qëndrueshme. Kjo rritje e pagave është solide, nuk do ta dëmtoj stabilitetin mikroekonomik e financiar të Kosovës. Përveç përmirësimit të situatës së punonjësve ku u janë rritur pagat, nuk ka ulje të pagave për asnjë punonjës tjetër. Shpëtimi i vetëm i Kosovës në zhvillimin ekonomik është sektori publik ku duhet të jetë i përgjegjshëm. Ne do të vazhdojmë seancën, pikë e rendit të ditës është buxheti dhe statusi i Trepçës”, ka thënë Veseli para gazetareve.

Ndërsa, i pyetur për taksën, ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është taksa duhet të qëndroj por duhet pezullohet me disa kushte