Një ndër këngët që këndohet më shumë nga shqiptarët në çdo festë e sidomos në dasma është “8 me 2”. Ajo i drejtohet burrave të cilët kur martohen marrin përgjegjësi të tjera e gruaja është ajo që i mbledh.

Por si ndodh me Sinanin dhe Andrrën a ja ka bërë ajo bashkëshortit të saj 8 me 2? Mesa duket po dhe jo vetëm Sinanit por edhe njerëzve të tjerë. Këtë e ka rrëfyer vetë këngëtari në një intervistë për “E-show” ku shprehet se:

“Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra. Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt mjaltë.”