Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve nga ai që ai e ka quajtur “portal të Lëvizjes Vetëvendosje”, se ai ka ngrënë çokollatë të Serbisë.

Krasniqi, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka demantuar lajmin duke thënë se çokollata është prodhim i Kroacisë, përcjell Bota sot.

“Një portal shpifës i VV-së, që njihet për fake news, paska shpifur se kam ngrënë çokollatë të Serbisë. Ju përshëndes me këtë cokollatë të Kraš-it të Kroacisë, që na shërbeu shumë për me e shtu energjinë në këtë ditë të gjatë”, ka shkruar deputeti i PSD-së./BS