Mjeku popullor Burdushi ka paralajmëruar që prej nesër do të  futet në grevë urie me ankesën  se është duke u diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Asdren Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është i akuzuar për disa vepra penale.