Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Ballkani.info ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të ketë reshje të borës, dhe se nuk ka diçka të jashtëzakonshmet për shkak se sasia e reshjeve nuk do të jetë e intesitetit të njejt siç e ka qenë në ditët e kaluara.

Sipas Tahirsylajt, temperaturat minimale pritet të shkojnë deri në -4 apo -5 gradë celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimine masave ajore të cilat janë me origjinë nga pjesa jugperëndimore e rajonit dhe në rrugëtim e sipër nga pjesa verilindore. Këto masa kanë shkallën e lagështisë në rastin e kontaktit apo bashkëveprimit të tyre krijojnë reshje atmosferike.

Këto reshja atmosferike do të vijnë kah fundit i javës përkatësisht të enjten pasdite, e deri në ditën e diel. Sasia e reshjeve nuk është intensive siç ka qenë në ditët që po lëm pas prandaj në vendet kodrinore malore mund të shkoj deri në 15 cm, në ultësira deri në 7 cm, edhe varësisht nga territori. Temperaturat në shkallë të vendit minimale do të shkojë deri në -4 ose -5 gradë celsius – maksimalja +2. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme jemi në stinën e dimrit”, ka përfunduar TahirSylaj për Ballkani.info.