Si pothuajse në çdo komunë të Kosovës që zyrtarë e saj pijnë pije alkoolike me para të buxhetit, edhe në Mitrovicë ndodhë e njëjta.

KALLXO.com ka analizuar faturat kur buxheti i Komunës është shpenzuar për pirje alkoolike si dhe në një rast edhe pije energjike.

Edhe pse jo shpenzime të mëdha për shishe të verave, megjithatë në disa dreka e darka zyrtare nuk kanë munguar, birrat e shishet e verave të vogla.

Madje në një rast, është pirë edhe Smirnoff Ice.

Më 4 janar të vitit të kaluar, në drekën që kishte kushtuar 170 euro në total, dikush nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë kishte porositur edhe pijen alkoolike Smirnof Ice e cila kishe kushtuar 2 euro e gjysmë.

Përveç Smirnoff-it, në këtë drekë ishin pirë edhe 3 vera të kuqe me vlerë totale 6 euro si dhe 2 birra të Pejës me vlerë 2 euro.

Ndërsa rreth 2 javë më vonë, më 19 janar të 2018, në drekën me vlerë prej 293 eurove ishin porositur 3 pije energjike të llojit redbull me vlerë totale prej 7 euro e gjysmë. Në po këtë drekë ishin pirë edhe 3 shishe verë të 0.2 litrave me vlerë totale prej 6 eurove.

Ndërsa nuk ka munguar edhe rakia e ftonit. Në drekën e 30 marsit të 2018 dikush nga komunarët e Vushtrrisë kishte çuar edhe një gllënjkë raki të ftonit. Ndërsa të tjerët në këtë drekë kishin pirë 9 birra, me vlerë totale 9 euro.

Ndërsa në maj të 2018 ishin pirë 6 shishe verë të llojit Vranç Podrumi i vjetër me vlerë totale 12 euro si dhe ishin pirë 3 birra.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa han kryetari”, ku do të publikohen faturat e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e përfaqësuesve të komunave.

Drekat zyrtare ku është pirë alkool.

30 mars 2018 Raki Ftoni 1×1.5 = 1.5 Birra Pejes 5×1= 5 euro Birra Krigull 4×1= 4 euro

17 nëntor 2017 Birra Pejës 3×1= 3 euro Krigell 2×1 = 2 euro

19 dhjetor 2017 Chardonary 1×2.5= 2.5 euro Vranac podrumi i vjetër 3×2= 6 euro

29 nëntor 2018 Bavaria zero 2×1.5= 3 euro

4 janar 2018 Verë e kuqe 3×2= 6 euro Smirnoff Ice 1×2.5= 2.5 euro Birra e Pejës 2×1= 2 euro

18 maj 2018 Birra e Pejës 3×1= 3 euro Vranç podrumi i vjetër 6×2=12 euro

7 mars 2018 Verë 1×3= 3 euro

8 nëntor 2017 Birrë 2×1.5= 3 euro

19 janar 2018 Vranç podrumi i vjetër 3×2= 6 euro Redbull 3×2.5 = 7.5 euro