Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha se Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim dhe gjendemi në fazën finale të liberalizimit të vizave.

Tutje, ai ka njoftuar se është forcuar Policia, Prokuroria dhe Gjykatat si dhe janë ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Në Takimin e sotëm të Nivelit të Lartë për Sundim të Ligjit, shqyrtuam pakon e ligjeve anti-korrupsion dhe rastet e shënjestruara. Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim dhe jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave. Zhvillimi ekonomik, si fokus qeveritar për vitin 2019, është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim. Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuar në garantimin e sigurisë së kapitalit të tyre. Kemi forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto investime si adresë e kanë shtetin dhe nuk do të lejojmë pengesa korruptive. Kosova ka kapacitete dhe guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse dhe do të ndërmarrë çdo veprim që askush të mos jetë mbi ligjin, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net