Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se 100 minatorët e ngujuar në minierë kanë dalë nga atje pasi që është mundësuar furnizimi alternativ me energji elektrike.

Sipas tij, minatorët ishin 700 metra nën tokë.

“Kanë dalë gati të gjithë minatorët të cilët kanë qenë të ngujuar në minierë. Furnizimi alternativ me energji elektrike ka mundësuar funksionalizimin e ashensorit që i ka transportuar minatorët e ngujuar”, ka thënë Saniku për Telegrafin.

“Minatorët e ngujuar 700 metra nën tokë, janë mirë me shëndet dhe nuk ka pasur rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrymës ka bërë që të mos funksionoj ashensori”, tha Sadiku. /Telegrafi/