• Regjistrohu
Mire se vini ne komunitetin me te madh shqiptar qysh-me.com. Ketu mund ta gjeni pergjigjen, mund ta beni pyetjen dhe mund te pergjigjeni ne pyetjet pa pergjigje edhe pa u regjistruar, ose mund te regjistroheni dhe te beheni EKSPERT I QYSH-ME.COM
-----------------------------------------------
Bitcoin Exchange CEX.IO-----------------------------------------------------------------

Studio Shqipja FACEBOOK sallon ondulimi

DISA NGA PERGJIGJET:
QYSH ME FITU PARE NE INTERNET
QYSH MI FRY BUZET!
QYSH ME SHKARKU VIDEO NGA YOUTUBE! QYSH ME NDRRU GJUHEN NE WINDOWS 8!
QYSH ME BA GRIM!
QYSH ME PREGADIT TOLLUMBTA!
QYSH ME SHKARKU VIDEO PREJ FACEBOOK!
QKA ESHTE GOOGLE ADSENSE!
QYSH MI MSHEF FOTOT NE IPHONE!
QYSH ME AKTIVIZU 3G NE VALA900!

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e Qysh-me.com duke u regjistruar këtu Gjithashtu mund të regjistroheni edhe përmes Facebook, por mund mund te beni pyetje ose pergjigje edhe pa u regjistruar. Nëse regjistroheni shtoni pyetje ju fitoni pikë, gjithashtu nëse i përgjigjeni në pyetje dhe fitoni shume pike atehere beheni pjesemarres ne shperblimet tona.
10 Ne linje
0 Antar dhe 10 Musafire
Sot Vizita : 1236
Dje Vizita : 1886
Te gjitha vizitat : 3692715

Qysh me lan cigaren!!!

0 vota
358 shikime

Soda e bukes ju ndihmon per ta lene pirjen e cigares, keshtu thote Richard Webster!

Sa here qe ju mendoni ta ndezni nje cigare ateher merrni nje sasi te vogel modeste me sode te bukes dhe vendosni ne gjuhe ose nje luge gjelle me sode e perzieni me nje gote uje dhe e pini nga dy here ne dite gjat javes se pare, pastaj gjat javes se dyte vetem nga nje here ne dite, kete e perseritni disa jave derisa e shihni se e keni lene duhanin, por keni kujdes pasi sasia e madhe e sodes nuk eshte e mire per veshkat.

pyetur Maj 25, 2016 ne Shendeti nga Neko (4,810 poena)

1 Pergjigje

0 vota

Mund te jene edhe menyra te tjera se si ta ndalim dhe keto jane disa menyra per ta ndalur cigaren :

1. Bëhuni serioz

Të ndaloni së tymosuri është e vështirë, andaj duheni të bëheni serioz dhe të vendosni përfundimisht. Nëse keni karakter të butë dhe nuk këmbëngulni, atëherë nuk do të shkoni larg dhe do të tymosni sërish.

2. Llogaritni

Në shumicën e rasteve, duhanpirësit nuk llogarisin se sa shpenzojnë në blerjen e duhanit. Uluni dhe llogarisni se sa duhan tymosni, sa shpenzoni dhe sa ju duhet të punoni për të fituar ato para. Kur të shihni të gjitha të shkruara, do të ju nxisë që të leni duhanin.

3. Mendoni diçka tjetër

Do të ketë raste, kur do të ju duket që jeni të mbyllur në shpellë dhe gjithçka është kundër jush. Mendoni të bëni diçka tjetër, në vend se të shkoni në vendet ku zakonisht tymosni.

4. Shpërbleni vetën

Ndalimi i duhanit është i vështirë, andaj shpërbleni vetën që më në fund ja arritët qëllimit. Planifikoni për shpërblime në baza ditore, javore apo mujore në mënyrë që të keni një dëshirë tjetër larg tymosjes. Shkoni në pushim, blini një këmishë apo parfumin e shtrenjtë që e keni dashur gjithmonë, sepse edhe ashtu do të keni më shumë para në xhep.

5. Bëhuni kreativ

Të kesh diçka që e heq vëmendjen është gjithmonë e dobishme, andaj mendoni për diçka që ju mund të bëni në kohën e lirë kur zakonisht tymosni. Për shembull nëse zakonisht tymosni pasi të keni ngrënë drekën, atëherë bëni diçka tjetër, merrni një mollë, lexoni gazetë apo bëni një xhiro në natyrë.

6. Bëjeni vizuale

Shtypni një kalendar dhe vareni diku ku e shihni gjatë tërë kohës, në tavolinën e punës apo tek shtrati. Shënoni me ngjyrë të kuqe nga një X, për çdo ditë të kaluar pa duhan dhe do të ju motivoj në fund, kur të shihni se keni mundur pa të.

7. Duhet të dini se çfarë ju nxitë

Ndonjëherë ka raste, kur papritur ju nxitë diçka që të tymosni. Pas ushqimit, me kafen e mëngjesit apo gjatë bisedës me miq, janë disa nga kohët kur pini duhan. Mirëpo ka raste kur nervozoheni dhe menjëherë vraponi tek pako dhe shkrepësa, për të ndezur një cigare. Mundohuni të evitoni kohët e zakonshme kur keni tymosur dhe rastet e veçanta, siç është rasti i stresit apo nervozes.

8. Ndizeni ndonjëherë

Problemi më i madh tek duhanpirësit është mendimi se ‘më kurrë nuk do të pijë duhan’.

Hiqni nga mendja idenë se më nuk do të ndizni, sepse asgjë nuk ju ndalon. Nëse jeni mësuar që të tymosni kur pini birra apo të ndizni ndërsa jeni në piknik me miq, ju mund ti bëni sërish, apo së paku të mendoni kështu.

Nëse ju frikëson ideja se ‘më nuk do të tymosni’ bindeni vetën se ‘nuk do të tymosni sot, këtë javë apo këtë muaj’ dhe do të shihni se funksionon.

pergjigjur Dhj 16, 2016 nga Rajan
...